Boshnjakët habiten me shqiptarët: Një shifër marramendëse për ndeshjen me Serbinë

- Bota Sot

Boshnjakët habiten me shqiptarët: Një shifër marramendëse për ndeshjen me Serbinë

Serbia do të përballet me Shqipërinë në Tiranë më 7 qershor në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll.

“Federata e Futbollit e Shqipërisë lançoi aplikacionin ku tifozët e kombëtares shqiptare mund të regjistrohen dhe të konkurrojnë për bileta për ndeshjen kualifikueseqë luhet në Tiranë më 7 qershor.

Arena Kombëtare, me kapacitet prej 22,500 vendesh, do të jetë shumë e vogël për të akomoduar të gjithë ata që vijnë në stadium.

Ka interesim të madh për këtë ndeshje në Shqipëri.

Vetëm 12 orë pas lançimit të aplikacionit, u bënë 200,000 kërkesa për bileta, një shifër marramendëse.

Shqiptarëve iu duhen 10 Arena Kombëtare për të akomoduar të gjithë në stadium, dhe në këtë mënyrë, vetëm rreth 20,000 veta me fat do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Serbi”, shkruan mes të tjera mediumi boshnjak “Sportsport”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot