Barcelona u shpall kampione e Spanjës, ky ishte urimi i Real Madridit

- Bota Sot

Barcelona u shpall kampione e Spanjës, ky ishte urimi i Real Madridit

Barcelona është zyrtarisht kampione e La Ligës për sezonin 2024/2025, pasi siguroi titullin me fitoren 2-0 ndaj Espanyolit, dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Ky është titulli i 28-të në historinë e klubit katalanas, i arritur me një paraqitje dominuese gjatë gjithë sezonit.

Festa në kampin “blaugrana” ka qenë e zjarrtë, ndërsa titulli ka sjellë reagime pozitive dhe urime edhe nga rivalët historikë, përfshirë Real Madridin.

Klubi madrilen, reagoi në rrjetet sociale:“Urime FC Barcelonës për titullin e La Ligës 2024-2025.”

Ky gjest i rrallë nga Real Madridi vjen si shenjë respekti për ecurinë mbresëlënëse të Barcelonës, që ka qenë superiore në të gjitha aspektet dhe e ka fituar titullin në mënyrë bindëse.



Lexoni të gjitha në Bota Sot