Lajm i keq për Redon Xhixhën

- Bota Sot

Lajm i keq për Redon Xhixhën

Manfredas Ruzgis është padyshim futbollisti më i mirë i sezonit që u mbyll në Kategorinë e Parë. Sulmuesi arriti që me golat e tij të shpallte Vorën kampione dhe t’u siguronte edhe ngjitjen në Superiore.

Kjo pasi lituanezi arriti të shënonte 24 gola në 30 ndeshje të luajtura në kampionat. Paraqitjet e tij me skuadrën kampione jo vetëm siguruan një ftesë nga Kombëtarja lituaneze, por morën vëmendjen edhe të disa ekipe jashtë Shqipërie.

Saktësisht bëhet fjalë që për të ka interesim nga Qarabag, ekip ku luan edhe Redon Xhixha.

Skuadra nga Azerbajxhiani kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe për këtë kanë nisur edhe hapat e parë për këtë lëvizje.

Në një situatë të tillë, sigurisht ekipi i Vorës kërkon të mbushë “arkat” me shitjen e mundshme të tij. Me paratë e fituara nga Ruzgis për të bërë më pas edhe afrime të tjera në skuadër për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot