Juventusi rikthen BBC?

- Bota Sot

Juventusi rikthen BBC?

Juventusi mund të jetë në prag të një rikthimi simbolik dhe emocional: tridentit mbrojtës legjendar BBC (Barzagli, Bonucci dhe Chiellini).

Natyrisht, jo më në fushë, por me kostum dhe kravatë, në strukturat drejtuese të klubit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Giorgio Chiellini, tashmë përgjegjës për marrëdhëniet institucionale, pritet të marrë një rol më të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër” dhe si lëvizje të parë synon të rikthejë dy ish-shokët e tij të mbrojtjes bardhezi.

Leonardo Bonucci mund të bëhet pjesë e stafit teknik të skuadrës së parë, veçanërisht nëse kthehet në stol Antonio Conte, trajneri që krijoi dhe forcoi BBC. Andrea Barzagli, nga ana tjetër, mund të marrë drejtimin e një skuadre të sektorit të të rinjve, hap logjik për dikë që ka qenë më parë pjesë e stafit të Sarrit dhe ka “flirtuar” me pankinën e Fiorentinës U-16.

Sipas burimeve, drejtuesit e Juventusit, me John Elkann në krye, janë të vetëdijshëm se klubi ka nevojë për më shumë “juventinitet” në zemër të strukturës.

]Dhe kush më mirë se kjo treshe ikonike mund të sjellë karizëm, eksperiencë e frymë fituese në një mjedis që po kërkon identitetin e tij të ri? Për momentin, gjithçka është në fazë kontaktesh, por “themelet” për një rikthim të bujshëm të BBC janë hedhur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot