Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Italianit i kanë mbetur edhe dy ndeshje si trajner te Reali, ku pas përfundimit të sezonit në La Liga, ai do të largohet drejt Brazilit.
Ai nuk kurseu fjalët e mira për Barcelonën, e cila së fundi u shpall kampion i Spanjës, për herë të 28-të në historinë e tyre.
“Barcelona luajti shkëlqyeshëm dhe duhet përgëzuar. Ata ishin skuadra më e qëndrueshme në ligë dhe luajtën futboll shumë të bukur. Po, ata e merituan ta fitonin këtë titull. Sezoni i ardhshëm do të jetë një histori tjetër”, deklaroi Ancelotti.
Real Madridi, do të luajë ndeshjen e nesërme si mysafir ndaj Sevillës, në “Ramon Sanchez Pizjuan”, nesër në orën 19:00.