Gol i anuluar dhe penallti e humbur

- Bota Sot

Gol i anuluar dhe penallti e humbur

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan humbi në transfertë përballë Khimki.

Sfida e vlefshme për javën e 29-të të Premier League ruse, përfundoi 3-2.

Megjithatë, Mirlind Daku ishte protagonisti absolut i kësaj sfide. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dopietë për të tijët. Ndërkohë që “bomberi” nga Gjilani shënoi dhe një gol të 3-të, por u anulua për pozicion të parregullt. Gjithashtu, Daku humbi një penallti në minutën e 43-të.

Kështu, me këtë dopietë sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 14-të të tillëve. Daku mban vendin e dytë, pasi të parin e mban Manfred Ugalde i Spartakut të Moskës me 16 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot