Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it

- Bota Sot

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it

Ditën e djeshme, e premte 16 maj, ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për ndeshjen PSG-Inter, finalja e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të shtunën më 31 maj.

Ditën e enjte, klubi zikaltër filloi të shpërndajë kodet e para që mundësojnë blerjen e biletave përmes kanaleve zyrtare të UEFA-s, dhe kjo mund të bëhet nga ora 10:00 deri në 23:59 të ditës së djeshme.

Kërkesa ka qenë natyrisht shumë e lartë: mbi 80 mijë tifozë zikaltër kanë provuar të sigurojnë një vend, por biletat e rezervuara për mbështetësit e Interit (ashtu si edhe ato për PSG-në) janë vetëm 18 mijë.

Shumë prej tyre, pra, do të mbeten pa biletë. Klubi ka vendosur të shpërblejë besnikërinë, duke u dhënë përparësi atyre që janë abonentë ose të regjistruar prej më shumë vitesh në një Inter Club.

Kodi i marrë përmes email-it është i vlefshëm për blerjen e një bilete të vetme, është rreptësisht personal dhe i patransferueshëm. Për blerjen e biletës dhe më pas për identifikimin në aplikacionin mobil UEFA Tickets, do të jetë e nevojshme të përdoret e njëjta adresë emaili e përdorur gjatë kërkesës për kodin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot