Një burrë përfundoi në burg pasi u kap duke tërhequr në mënyrë të rrezikshme një makinë në autostradë.
Policia ndërhyri pas raportimeve për një Ford Expedition të bardhë që tërhiqte një Saab 9-3 Aero kabriolet me zinxhir, duke shkaktuar rrezik në trafik pasi makina e tërhequr “lëkundej” nëpër korsi.
Saab po tërhiqej nga mbrapsht, një metodë jashtëzakonisht e rrezikshme që mund të çojë lehtësisht në aksident.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
Pas ndalimit të mjeteve, oficerët zbuluan se pasagjeri në Saab, 32-vjeçari Dante Brown, kishte një urdhër arresti aktiv në DeKalb County, Georgia.
Ai u arrestua në vendngjarje, ndërsa drejtuesja e SUV-it, e identifikuar si e dashura e tij, nuk u ndalua.
Policia apelon për kujdes: nëse duhet patjetër të tërhiqni një makinë, sigurohuni që të ndiqni procedurat e duhura — përndryshe mund të përfundoni në burg dhe në lajme.