Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

- Bota Sot

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Vetëm një pikë i ndan Napolin dhe Interin në krye të Serie A me dy ndeshje të mbetura.

Kjo do të thotë se është ende e mundur që titulli të vendoset me një ndeshje shtesë play-off, por ekziston një mundësi që Napoli të shpallet kampion që këtë fundjavë.

Napoli ka 78 pikë dhe Interi 77. Napoli do të shpallet kampion këtë fundjavë nëse e mposht Parmën në transfertë dhe në të njëjtën kohë Lazio e mund Interin në San Siro.

Të dyja ndeshjet do të luhen të dielën në ora 19:45, bashkë me shtatë ndeshje të tjera për të shmangur çdo ndikim të jashtëm në garën për titull, për vendet në Champions dhe për mbijetesë.

Nëse Napoli nuk fiton ndaj Parmës ose nëse Lazio nuk e mund Interin, atëherë Napoli nuk mund të shpallet kampion këtë fundjavë. Nëse pas kësaj jave Napoli nuk ka epërsi prej katër pikësh ndaj Interit, atëherë titulli do të vendoset në javën e fundit. Nëse të dy ekipet e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, do të luhet një ndeshje shtesë për titullin.

Nëse Napoli i fiton të dy ndeshjet shpallet kampion pa marrë parasysh rezultatet e Interit. Nëse fiton një dhe barazon një atëherë Interit i duhen dy fitore për ta fituar titullin. Nëse Napoli fiton një dhe humb një dhe Interi fiton të dyja atëherë Interi shpallet kampion, por nëse Interi fiton një dhe barazon një do të ketë ndeshje shtesë. Nëse Interi merr më pak se katër pikë Napoli shpallet kampion.

Nëse Napoli i barazon të dyja atëherë Interi duhet të marrë katër pikë për ta fituar titullin.

Me tre pikë do të ketë ndeshje shtesë dhe me më pak se kaq Napoli e fiton titullin.

Nëse Napoli barazon një dhe humb një atëherë Interit i mjafton një fitore për titull. Dy barazime të Interit do ta çonin garën në ndeshje shtesë. Me rezultate më të dobëta Napoli shpallet kampion.

Nëse Napoli i humb të dyja atëherë Interi shpallet kampion me një fitore. Nëse Interi merr vetëm një pikë do të ketë ndeshje shtesë. Nëse të dy i humbin të dyja ndeshjet Napoli shpallet kampion.

Pra çdo gjë mbetet e hapur dhe fundjava do të jetë vendimtare për fatin e titullit në Serie A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot