Muçi bashkohet me Ronaldon?

- Bota Sot

Muçi bashkohet me Ronaldon?

Cristiano Ronaldo po e konsideron seriozisht një transferim te Beshiktash.

Kjo është çfarë raporton “The Mirror” nga Anglia.

Shkak për këtë transferim të bujshëm do të ishte trajneri i Beshiktash. Solskjaer ka punuar më parë me Ronaldon, që po mendon rikthimin në Europë.

40-vjeçari është në përfundim të kontratës me Al Nasr. Te klubi arab nuk është dhënë asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, që u firmos në janarin e vitit 2023.

Beshiktashi po mendon të ndërtojë ekip me pretendime për titullin kampion në edicionin e ardhshëm. Lajmi për Ronaldon ka bërë që tifozët të ndizen para fundit të këtij sezoni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot