Nata e Altin Zeqirit

- Bota Sot

Nata e Altin Zeqirit

Skuadra e Rizesporti ka shënuar fitore të thellë 6:3 ndaj Goztepe në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Superligën e Turqisë.

Padyshim kjo mbrëmje ishte pës sulmuesin kosovar, Altin Zeqirin.

Zeqiri shënoi dy herë dhe bëri dy asiste në fitoren e skuadrës së tij.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës u fut në lojë në pjesën e dytë dhe për 45 minuta bëri 4 kontribute për gol.

24-vjeçari këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot