Skuadra e Romës po shkonte drejt dështimit të plotë, derisa vendosi në krye Ranierin.
Me të ëndërrohet pjesëmarrja në Champions.
Ranieri duartrokiti në drejtim të tifozëve, ndërsa pamjet ishin emocionuese.
Sfida është e vlefshme për javën e parafundit të Seria A.
Sfida e fundit do të luhet ndaj Torinos në transfertë. Ranieri ka njoftuar se do ta mbyllë pas këtij sezoni, dhe për këtë në Romë janë përkujdesur që të jetë ndeshje e veçantë ndaj Milanit, ku fituan me 3:1..