Ish-mesfushori i Real Madrid, Kaka, ka mirëpritur emërimin e Carlo Ancelotti-t si trajner i ri i Brazilit.
Ancelotti do të largohet nga puna e tij te Real Madrid të hënën, më 26 maj, për të marrë drejtimin e Seleçaos.
Kaka është i emocionuar nga mbërritja e italianit dhe tha për Caze TV: “Jam i lumtur me mbërritjen e tij.
“Ancelotti kontribuon shumë më tepër sesa thjesht si trajner. Ndikimi i tij në futbollin brazilian do të jetë i jashtëzakonshëm. Mendoj se ai do të lërë një trashëgimi.
Jam i lumtur, ai nuk është vetëm një nga trajnerët më të mirë sot, por një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë”.
Kaka tha gjithashtu: “Ai ka vendosur të ndihmojë ekipin kombëtar brazilian. Kam folur me të, e përgëzova dhe e mirëprita në Brazil. Por për momentin ai është shumë i përqendruar te Real Madridi: ata sapo kanë fituar kundër Sevilla-s.
“Ai është shumë i përqendruar, pastaj do të mendojë për ekipin kombëtar”.