Historia e veçantë e klubit të miliarderëve

- Bota Sot

Historia e veçantë e klubit të miliarderëve

Sherif Tiraspol ka historinë e veçantë të këtij edicioni në Europë. Klubi moldav nuk u shpall kampion dhe pse nuk kishte asnjë humbje, pasi Milsami i surprizoi duke fituar trofeun.

Por çfarë ndodhi në Moldavi? Kampionati ndahet me dy faza.

Fillimisht janë 14 javë ku përfshihen tetë skuadra dhe gjashtë të parat shkojnë më pas në garë për titullin kampion.

Sherifi e mbylli në krye fazën e parë të kampionatit me 11 fitore dhe tre barazime. Milsami, që u shpall kampion, nuk shkoi më tepër se vendi i pestë.

Në fazën e dytë të kampionatit ndodhi surpriza më e madhe. Gjashtë skuadrat po luftonin për titullin, që nuk u fitua nga Sherifi dhe pse sërish nuk pati humbje.

Në dhjetë javë, klubi ku luan Alesio Mija numëroi pesë fitore dhe po aq barazime. Milsami në fund kishte 1 pikë më tepër, pasi mori gjashtë fitore, tre barazime dhe një humbje.

Sherif Tiraspol projektohej edhe si një nga kundërshtarët e mundshëm të Egnatias, në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Benfika, Peruxha dhe Crvena Zvezda kanë po ashtu histori të tilla, ku nuk kanë fituar titullin dhe pse nuk kanë pësuar humbje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot