Udhëheqësi i së djathtës rumune i kërkon Kushtetueses të anulojë zgjedhjet

- Bota Sot

Udhëheqësi i së djathtës rumune i kërkon Kushtetueses të anulojë zgjedhjet

Udhëheqësi i së djathtës ekstreme rumune, George Simion, njoftoi këtë të martë se do të kontestojë zgjedhjet presidenciale të së dielës së kaluar, duke pretenduar se në zgjedhje ka pasur ndërhyrje të huaja.

38-vjeçari kishte qenë favoriti për të fituar në votime, por humbi papritur ndaj kandidatit pro-perëndimor Nicusor Dan gjatë fundjavës.

“Zyrtarisht i kërkoj Gjykatës Kushtetuese të anulojë zgjedhjet presidenciale rumune (maj 2025). Pikërisht për arsyet pse zgjedhjet e dhjetorit u anuluan: ndërhyrje të jashtme nga aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë.

Këtë herë të vërtetuara me prova! Askush tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në zgjedhjet e një shteti tjetër. Për të gjithë rumunët: kërkoni urgjentisht nga Gjykata Kushtetuese të anulojë këtë farsë. Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tradhtojmë! Ky është vetëm fillimi i një fitoreje të madhe!”-shkruan Simion në X.



Lexoni të gjitha në Bota Sot