Finalja e Kupës së Malit të Zi midis skuadrës shqiptare Deçiqi AdmiralBet nga Tuzi dhe asaj malazeze Mornari nga Tivari, do të luhet në stadiumin e Sutjeskës së Nikshiqit.
Finalja është papararë për 29 maj (ora 20.30).
Kjo është hera e parë që ndeshja finale e Kupës së Malit të Zi që nuk luhet në Podgoricë.
Në stadiumin në kryeqytetin e Malit të Zi, po zhvillohen punime për ndryshimin e e barit.
Duhet theksuar se Mornari eliminoi Iskrën në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa Deçiqi ishte më i mirë se Petrovaci.