Ylli francez lajmëron largimin pas Botërorit për Klube

- Bota Sot

Ylli francez lajmëron largimin pas Botërorit për Klube

Mbrojtësi i Chelsea-t, Benoit Badiashile, ka ngritur dyshime mbi qëndrimin e tij në Stamford Bridge pas Kupës së Botës për Klube FIFA 2025 (14 qershor deri më 13 korrik). Sipas një raporti nga Hayters, Badiashile është i pasigurt për të ardhmen e tij.

“Nuk e di nëse do të qëndroj apo jo, por jam këtu te Chelsea, kështu që do të përpiqemi të fitojmë dhe kaq”.

Badiashile, i cili ka dy ndeshje ndërkombëtare për Francën, ka qenë një figurë e jashtëzakonshme për Blues në Confernece League.

Ai ka regjistruar një shkallë suksesi në ndërhyrje prej 80% dhe ka fituar 78.6% të dueleve ajrore.

Nëse skuadra e Maresca-s është në gjendje të dalë fituese në finale, ky do të jetë trofeu i tyre i parë që nga triumfi në Kupën e Botës për Klube 2021 nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Badiashile e tha: “Është e rëndësishme për klubin ta fitojë këtë trofe sepse mendoj se Chelsea është një klub i madh dhe ne duhet të fitojmë çdo trofe që mundemi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot