Luis Enrique admiron Interin: Më pëlqen shumë si luan, finalja do të jetë një spektakël!

- Bota Sot

Luis Enrique admiron Interin: Më pëlqen shumë si luan, finalja do të jetë një spektakël!

Paris Saint-Germain është rikthyer në majën e futbollit europian.

Pas përfundimit të fazës së parë të Champions League në vendin e 15-të dhe dominimit në Ligue 1, skuadra e Luis Enrique-s është tashmë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Një sezon i ndërtuar mbi një projekt të ri dhe pa emra të mëdhenj si Messi, Neymar dhe së fundmi Mbappé.

“Për mua, ka shumë yje në këtë skuadër – tha trajneri spanjoll për ‘Sky Sport’ – por gjëja më e bukur është se ata punojnë për skuadrën dhe jo e kundërta”.

Luis Enrique vlerësoi rritjen e talenteve të rinj si Desiré Doué dhe Bradley Barcola, por edhe rikthimin në formë të Dembélés. “Futbolli është një sport kolektiv. Kjo është më e rëndësishmja për mua, nuk varet nga individët”.

Në rrugëtimin drejt finales, PSG eliminoi tre skuadra angleze: Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal.

Në finale e pret një Inter i fortë dhe i strukturuar:“Interi luan në nivele të larta prej vitesh, ndryshe nga shumë skuadra të tjera. Ata dinë të ndryshojnë presionin, të luajnë lart apo tërhiqen me lojtarë si Lautaro e Thuram. Janë skuadër e vërtetë, si ne. Besoj se do të jetë një finale e hapur dhe shumë e bukur për t’u parë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot