Kenan Orana ka qenë një nga emrat më të spikatur te skuadra e Dinamos së Ferizajt.
Mesfushori ofanziv ka pasur një sezon personal brilant, duke kontribuar me 9 gola dhe 9 asistime, statistika këto që e bëjnë atë golashënuesin dhe asistuesin më të mirë të ekipit.
Me kreativitetin, vizionin dhe aftësinë për të bërë diferencën në momentet vendimtare, Orana ka qenë një ndër arsyet kryesore që Dinamo ka pasur paraqitje dinjitoze gjatë këtij edicioni.
Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur. Interesimi për të tashmë ka filluar nga disa klube, të cilat po e ndjekin nga afër mesfushorin.