E kishte paralajmëruar që në shtator

- Bota Sot

E kishte paralajmëruar që në shtator

Një deklaratë e Ante Postecoglu në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Totenhemit.

Trajneri australian, pas dy humbjeve radhazi në fillimin e sezonit, u thumbua se edhe këtë vit ekipi nuk do të arrinte të fitonte ndonjë gjë.

“Unë gjithmonë fitoj gjëra në vitin tim të dytë.

Asgjë nuk ka ndryshuar”, tha asokohe Postecoglu para gazetarëve.

Duke parë formën që tregoi ekipi londinez në kampionat, si dhe eliminimin nga turnetë kombëtare me radhë, kjo deklaratë u kthye në një tallje që përsëritej vazhdimisht.

Por sot, me fitoren ndaj Mançester Junajtid që i dha Ligën e Europës, Postecoglu respektoi traditën dhe e mbajti premtimin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot