Shkëndija e Tetovës ka marrë një ftesë zyrtare për të testuar nga afër talentin e saj, Florent Osmani, ka njoftuar media turke “Fanatik.com.tr”.
“Shqiponjat e Zeza janë në kërkim të Florent Osmanit, i cili luan për Kombëtaren U16-17 të Maqedonisë së Veriut.
Klubi i Beshiktashit, i cili i dërgoi një ftesë ekipit të tij Shkëndija e Tetovës, synon të përfundojë transferimin duke e provuar futbollistin në ditët në vijim.
Gjithashtu ka pretendentë për futbollistin e ri nga Portugalia dhe Italia. Osmani mund të përdorë si këmbën e djathtë ashtu edhe atë të majtë”, thuhet në shkrimin e këtij mediumi.
Ndryshe, Florenti është 17 vjecar dhe vjen nga Gostivari. Ai luan në pozitën e sulmuesit.