Të gjithë në pritje të ndeshjes së barazhit në Maqedoninë e Veriut mes Shkëndijes së Haraçinës si kampione e Ligës së Tretë dhe Osogovës që ka mbetur në pjesën poshtme të tabelës në Ligën e dytë.
Kush do të drejtojë ndeshjen Shkëndija - Osogova?
Fatmir Bafto nga Ohri do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e balotazhit për plotësimin e Ligës së dytë mes Osogovës dhe Shkëndijës nga Haraçina.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në Kavadar.