Pavarësisht zhgënjimit në finalen e Europa League, Bruno Fernandes nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij: ai do të mbetet te Manchester United.
Mesfushori portugez e ka konfirmuar vetë këtë në një intervistë të fundit, duke u distancuar nga zërat për një largim të mundshëm në verë.
“Nuk i kam parë gjërat nga ana financiare.
Nëse do të doja të përqendrohesha në këtë, gjithmonë do të kisha mundësi. Por nuk është kjo çështja. Ajo që dua është të fitoj trofe”, tha Fernandes.
Kapiteni i “Djajve të Kuq” theksoi besnikërinë ndaj klubit:
Gjithmonë kam thënë se do të qëndroja këtu derisa klubi të më thoshte se është koha për t’u larguar”, përfundoi ai.