Dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij

- Bota Sot

Dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij

Mesfushori portugez i Bayern Munich, Joao Palhinha, i blerë verën e kaluar për 51 milionë euro nga, nuk ka pasur të gjithë hapësirën që donte nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Ai ka luajtur vetëm 987 minuta në total këtë sezon.

“Nëse është dikush që dëshiron të dëshmojë vlerën e tij te Bayern ai jam unë”, tha ish-lojtari i Fulham në një intervistë për gazetën gjermane Kicker. Fillimisht ai humbi duelin me kolegët e tij dhe më pas një problem muskulor e lanë gjatë në stol.

“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Ishte një nga sezonet më të vështira, nëse jo më i vështiri në karrierën time. Të jesh në stol nuk është asnjëherë e lehtë”, tha Palhinha, që erdhi me shumë bujë por nuk arriti të tregojë shumë në fushë.

Prej këtu u ngritën spekulimet për lamtumirën e tij të mundshme këtë verë, për të gjetur më shumë hapësirë ​​diku tjetër. Një skenar i pamundur për të: “Pse duhet të largohem? Unë jam në një nga klubet më të mira në botë. Dua të luftoj”.

“Do të bëj gjithçka për të treguar vlerën time“, tha Palhinha, por do të jetë në dorën e Kompany të vendosë nëse ai mund të llogarisë tek ai në të ardhmen apo nëse do të preferojë t’i japë shanse dikujt tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot