Calgliari kalon natë “ferri” para “finales” ndaj Napolit

- Bota Sot

Calgliari kalon natë “ferri” para “finales” ndaj Napolit

Një natë pa gjumë dhe shumë e tensionuar në zonën “Fuorigrotta” të Napolit.

Rreth 400 tifozë napolitanë, të mbledhur me motorë, në mënyrë të organizuar, marshuan përgjatë rrugës “Guglielmo Marconi” deri te “Hotel Esedra”, ku po qëndronte skuadra e Cagliarit, në prag të ndeshjes vendimtare për titullin kampion që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Qëllimi ishte i qartë: të prishnin qetësinë dhe gjumin e lojtarëve të Cagliarit natën përpara një sfide që mund të vendosë fatin e sezonit. Tifozët napoletanë ndezën tymuese, hodhën fishekzjarre, teksa nuk munguan këngët dhe koret e ultrasve tipikë të stadiumeve.

Megjithëse manifestimi u zhvillua pa incidente, ai ka ndikuar ndjeshëm në mungesën e gjumit të lojtarëve të Cagliarit dhe të banorëve lokalë. Klima në qytet është e ndezur, ëndrra për titullin është e gjallë, ndryshe nga dy vite më parë kur festa nisi me muaj përpara. Këtë herë, tensioni është më i lartë dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot