Shkupi fiton Kupën e Maqedonisë për kadetët, ja emrat e lojtarëve

- Bota Sot

Shkupi fiton Kupën e Maqedonisë për kadetët, ja emrat e lojtarëve

Shkupi për kadetët e ka mposhtur me rezultat 2:1 AP Brera nga Strumica në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante dhe emocionuese.

Heroi i ndeshjes është Todor Angellov, i cili shënoi dy gola në minutat e 46-të dhe të 48-të. Goli i vetëm për ekipin e mundur u shënua nga Ivan Shiriq në minutën e 55-të.

Trofeun e ekipit fitues nga lagjja Çair e Shkupit, si dhe medaljet e të gjithë pjesëmarrësve në finale, i ndau Ilija Najdovski. 

FC Shkupi 1927: Sefir Musliu, Omer Hasani, Todor Angellov, Fisnik Lamalari, Venis Enuz, Sudies Çajani, Eidin Ramadani, Andi Isnali, Anton Mehmed, Njazi Nuhiu dhe Jane Tsvetkov.

Rezervat: Muhamed Shalev, Bjertan Kerimi, Jahiu Idriz, Behar Ibrahimi, Kadri Bruti, Blendi Ismalil, Endrit Rustemi, Tarik Karimi, Shkëlqim Fareti dhe Arda Nuradin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot