Ronaldinho: Shpresoj që PSG ta realizojë ëndrrën për t’u bërë kampion i Europës

- Bota Sot

Ronaldinho: Shpresoj që PSG ta realizojë ëndrrën për t’u bërë kampion i Europës

Ish-ylli brazilian Ronaldinho ka shprehur dëshirën e tij që PSG të realizojë më në fund ëndrrën e shumëpritur për të fituar Ligën e Kampionëve.

Legjenda braziliane, që dikur u prit me shumë ngrohtësi nga klubi parizien, në fillimet e tij në Europë, ka vlerësuar skuadrën aktuale të PSG-së dhe trajnerin e saj, duke iu uruar sukses në garën më të rëndësishme kontinentale.

Ronaldinho ka kaluar dy vite në Paris, duke regjistruar 55 paraqitje dhe 17 gola përpara se të transferohej te Barcelona. "Shpresoj që PSG të bëhet kampione e Europës, – u shpreh Ronaldinho. – Atje më kanë trajtuar me shumë dashuri kur mbërrita në Europë dhe e ndjekin këtë ëndërr prej shumë vitesh".

45-vjeçari theksoi gjithashtu rëndësinë e trajnerit aktual të klubit, me të cilin ka një marrëdhënie të ngushtë miqësore: "Parizienët kanë një trajner të madh, që është edhe mik i mirë i imi. Shpresoj që gjërat të përfundojnë mirë dhe ta fitojnë Champions-in, që e dëshirojnë aq shumë".

PSG po përgatitet të përballet me Interin në finalen e Mynihut më 31 maj, një ndeshje që mund t’i sjellë më në fund trofeun e shumëkërkuar klubit francez, pas zhgënjimit në vitin 2020, kur humbi ndaj Bayern Munich në “Stadio da Luz”, në Lisbonë të Portugalisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot