Bayer Munih ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, kampioni i ri i Gjermanisë po shqyrton mundësinë e transferimit të Rafael Leaos.
Transferimin e portugezit e bën më të lehtë edhe raportet mes drejtorit sportiv të Bayernit, Max Eberl dhe agjentit Jorge Mendes.
Leao është njëri nga objektivat e skuadrës bavareze për afatin kalimtar veror, pasi janë duke e monitoruar edhe anësorin e Brightonit, Kaoru Mitoma.