Kristjan Asllani me Interin triumfuan në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Como-s së Mërgim Vojvodës, por aspak nuk i kreu punë dhe mbeten pa titull kampioni,, për faktin se Napoli e gjunjëzoi Cagliarin.
Asllani u paraqit standard sikurse edhe Vojvoda.
Como si vendas nuk pati forcë të frenojë Interin por as kësaj të fundit fitorja nuk i kreu punë por mbi të gjitha është një fitore për prestigj.
Portieri i Como-s, Reina, u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
Golat i realizuan de Vrij (28) e Correa (51).
Napoli ka përfunduar në vend të parë me 82 pikë pas javës së 38-të në Serie A, duke lënë prapa Interin me 81 sosh. Como e mbylli edicionin në pozitën e dhjetë me 49 pikë.