Disa persona kanë pësuar lëndime të rënda në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin gjerman të Hamburgut.
Policia e Hamburgut tha se 18 persona u plagosën në sulmin në Stacionin Qendror të qytetit verior rreth orës 18:00 sipas orës lokale, shkruan BBC.
Oficerët arrestuan një grua 39-vjeçare gjermane në vendngjarje.
E dyshuara mbetet në paraburgim dhe është planifikuar të paraqitet në gjykatë të shtunën.