Atraktivitet në stërvitjen e Barcelonës

- Bota Sot

Atraktivitet në stërvitjen e Barcelonës

Barcelona po përgatitet për ndeshjen e fundit të sezonit 2024-25, e cila do të zhvillohet të dielën kundër Athletic Club në “San Mamés”.

Atmosfera është pozitive përpara finales, gjë që u reflektua edhe gjatë seancës së fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Bilbaos.

Kamerat ishin të pranishme për të regjistruar pamje nga qendra stërvitore e Barcelonës, dhe një moment argëtues u kap nga Diario AS.

Pamjet treguan dyshen polake Wojciech Szczesny dhe Robert Lewandowski të përfshirë në një “sherr me grushta” gjatë stërvitjes.

Ishte një moment humoristik që me siguri shkaktoi të qeshura mes shokëve të skuadrës dhe vuri në pah atmosferën pozitive që mbizotëron aktualisht te kampionët e La Ligës, të cilët shpresojnë të mbyllin sezonin me një fitore në “San Mamés”.

Szczesny dhe Lewandowski treguan aftësi të mira aktrimi gjatë incidentit, dhe duke marrë parasysh se të dy janë në fazat e fundit të karrierave të tyre, kjo mund të nënkuptojë se aktrimi mund të jetë një rrugë që ata do të ndjekin pas futbollit.

Ndeshja ndaj Athletic mund të jetë e fundit për Szczesny si lojtar i Barcelonës, pasi kontrata e tij që u nënshkrua në tetor përfundon në fund të qershorit. Klubi dëshiron ta mbajë edhe për një sezon tjetër, por deri tani portieri nuk ka marrë ende një vendim. Nëse nuk rinovon, ai pritet të tërhiqet nga futbolli për herë të dytë.

Mbetet për t’u parë nëse Szczesny do të vendosë t’i japë fund karrierës së tij për të dytën herë radhazi, por nëse po, kjo do të ishte një përfundim i denjë pas ndihmës së tij në fitimin e trefishtës vendase nga Barcelona. Ndërkohë, Leëandoëski do të qëndrojë edhe të paktën një sezon tjetër, pasi kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot