Nga çfarë duhet të fillojë rikthimi?

- Bota Sot

Nga çfarë duhet të fillojë rikthimi?

Pas fitores 2-0 ndaj Monzës, që shënoi edhe rikthimin e tij në fushë, mbas një periudhe të gjatë mungese, mbrojtësi i Milanit, Alessandro Florenzi, foli për mikrofonat e “Milan TV”, duke reflektuar mbi sezonin dhe të ardhmen:

“Të rikthehesha në fushë ishte gëzim personal, fryt i një rruge të vështirë që kam përshkuar. Sidoqoftë, ky moment vjen në fund të një sezoni ku nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër”.

Si e keni përjetuar këtë periudhë?

Që nga fillimi i sezonit nuk kemi qenë konstantë në disa aspekte.

Qartësisht, Serie A është një kampionat me nivel shumë të lartë, ku nuk mund të bësh shumë gabime. Në fakt, ne kemi gabuar shumë. Nga nesër duhet të fillojmë të punojmë për ta rikthyer Milanin aty ku e ka vendin.

Nga çfarë duhet të fillojë rikthimi?

Rifillimi vjen nga lojtarët që kanë vullnet dhe dëshirë për të luftuar për këtë fanellë, si dhe nga një grup i bashkuar, që nuk ka munguar kurrë edhe në momentet më të vështira.



Lexoni të gjitha në Bota Sot