De Laurentiis, batuta me Conten

- Bota Sot

De Laurentiis, batuta me Conten

Gjatë darkës për ditëlindjen e tij të 76-të, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka lëshuar një batutë ndaj të ftuarit të veçantë, Antonio Conte, duke ndezur menjëherë zërat e merkatos.

“Grande mister, nuk do të shkosh te Juve, apo?” – ka thënë me ironi ADL. Conte ka reaguar vetëm me një buzëqeshje, pa dhënë përgjigje. Sipas “La Repubblica”, De Laurentiis i ka shtuar edhe: “Antonio, më tepër se të të duam kaq shumë, nuk dimë çfarë të bëjmë”.

Në ditët në vijim pritet një takim vendimtar mes tyre për të vendosur nëse projekti pas titullit do të vazhdojë.

Conte kërkon garanci të qarta në merkato, ndërsa Juventusi vazhdon ta ketë në radar. Ndërkohë, presidenti i Napolit ka kontaktuar edhe me Massimiliano Allegrin për të qenë i mbuluar në çdo skenar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot