Antonio Conte, trajner i Napolit, ka zbuluar momentin kur e kuptoi që skuadra e tij do të dilte kampione e Italisë, por gjithashtu edhe frikën e dështimit.
-“Është një festë e jashtëzakonshme. Mendova pak gjatë ndeshjes: Imagjinoni sikur këta njerëz të kthehen në shtëpi pa titullin. Ndjeva një presion të madh dhe një frikë.
Thashë që duhet ta çojmë kupën në shtëpi. Unë kam qenë lojtar dhe e di mirë çfarë do të thotë kur ka kaq shumë tifozë. Ato edhe të karikojnë, por edhe të pengojnë hera-herës.
Kur e kuptuat që realisht mund ta fitonit këtë titull?
“Barazimi me Interin në “Maradona” na dha besim. Nëse nuk do të barazonim atë ndeshje, ata do të shkëputeshin më shumë. Në konferencë pas ndeshjes ngrita stekën dhe thashë që mundet ta fitojmë titullin. Nëse nuk do të barazonim nuk i kapnim dot më. Problemet që kemi pasur nga janari deri tani, do të thotë që kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Merita është e këtyre djemve. Kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar dhe nuk u dorëzuam. Besuam te puna jonë dhe nuk u ndalëm. Është titulli i të gjithëve, i Skufe, i Rrahmanit…
Ishit si një luan na kafaz në këtë ndeshje…
“Sigurisht që e përjetova shumë këtë ndeshje. Të fitosh me Napolin është një event jashtë normales. Jam futur në historinë e kësaj skuadre dhe më bën të lumtur.”
A do të vazhdoni të qëndroni te Napoli?
“Është momenti për të festuar tani. Nuk është koha për të folur për gjëra të tilla. Unë dhe De Laurentis jemi të dy fitues, por në mënyra të ndryshme".