Ferizaj ka barazuar me rezultat 2:2 me Gjilanin në takimin e javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 21-të Valmir Nafiu nga 25 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë të Gjilanit, 1:0.
Në minutën 48-të Haxhimusa ka realizuar me kokë për 2:0.
Gjilani këndellet në vazhdim të lojës duke shënuar përmes Thaqit në minutën e 57-të dhe Agonspahiq në atë të 82-tën.
Ferizaj ka përfunduar në vend të pestë me 50 pikë e Gjilani një pozitë më lart me një pikë më shumë.