Rijeka shpallet kampion në Kroaci

- Bota Sot

Rijeka shpallet kampion në Kroaci

Rijeka fiton titullin kampion në Kroaci për sezonin 2024-2025. Edhe pse e mbylli sezonin me pikë të barabarta me Dinamo Zagreb, nga 65 pikë, Rijeka fiton titullin për shkak të rezultateve në ndeshjet direkte ndaj Dinamo Zagreb gjatë këtij sezoni. Ky është titulli i dytë kampion në historinë e Rijekës.

Ekipi i drejtuar nga Radomir Gjaloviq fitoi 2-0 në fushën e vetë ndaj Salven Belupo. Në fushë nga minuta e parë edhe mesfushori shqiptar, Lindon Selahi, i cili ka pasur një sezon shumë të mirë dhe është një nga lojtarët protagonist në fitimin e titullit kampion për Rijekën.

Dinamo Zagreb duhet të mjaftohet këtë sezon me vendin e dytë edhe pse fitoi sot 1-0 ndaj Varazdin, ndërsa në vend të tretë renditet Hajduk Split që drejtohet nga Gennaro Gattuso, që sot fitoi në trasnfertë 0-1 ndaj Sibenik.

Rijeka do të marrë pjesë në eleminatoret e Champions League, ndërsa Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split në eleminatoret e Europa League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot