Fernandes: Jam me fat që po jetoj ëndrrën time te Man United

- Bota Sot

Fernandes: Jam me fat që po jetoj ëndrrën time te Man United

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, Bruno Fernandes e ka konfirmuar përkushtimin e tij ndaj Manchester United pas fitores në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Aston Villa.

Mesfushori portugez ishte përfolur për një transferim të mundshëm, në kohën kur raportohej se pronari i klubit, Sir Jim Ratcliffe, kishte vendosur të nxirrte në shitje çdo lojtar të ekipit të parë.

Por, në një prononcim për “MUTV”, Fernandes qetësoi tifozët duke theksuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj klubit.

“Kjo është mënyra si i përballoj gjërat. Dua të ndihmoj sa më shumë që mundem. Po jetoj ëndrrën time”, ka thënë Fernandes.

“Jam thjesht një djalë me shumë fat që po jetojë ëndrrën në një nga klubet më të mëdha në botë, në ligën më të mirë në botë. Çfarë mund të kërkoj më shumë?”

“Thjesht duhet të jap gjithçka nga vetja – për shokët e skuadrës, për veten, për tifozët dhe për të gjithë ata që kanë qenë me mua në çdo moment. Kaq është”, ka përfunduar portugezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot