Napoli afër marrëveshjes me De Bruyne, De Laurentiis gati ofertën finale

- Bota Sot

Napoli afër marrëveshjes me De Bruyne, De Laurentiis gati ofertën finale

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është duke bërë përpjekjet e fundit për të siguruar shërbimet e Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga Manchester City këtë verë si lojtar i lirë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori belg është gjithnjë e më afër transferimit tek kampionët e rinj të Italisë.

Negociatat mes dy palëve thuhet kanë hyrë në fazën përfundimtare, madje, thuhet se marrëveshja pritet të arrihet të mërkurën, ku do të zhvillohet një takim vendimtar mes ‘napolitanëve’ dhe përfaqësuesit të lojtarit.

Oferta e Napolit për De Bruyne përfshin kontratë dyvjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon, me opsionin edhe për vit tjetër.

Kjo ofertë tregon qartë dëshirën e Napolit për të sjellë një emër të madh si De Bruyne në “Diego Armando Maradona” dhe vendosmërinë e presidentit De Laurentiis për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm për sfidat në Itali, por edhe në garat evropiane. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot