Gullit paralajmëron Milanin: Rrezikojnë të humbasin Reijnders

- Bota Sot

Gullit paralajmëron Milanin: Rrezikojnë të humbasin Reijnders

Legjenda e AC Milan, Ruud Gullit, ka paralajmëruar klubin kuqezi për rrezikun e largimit të mesfushorit Tijjani Reijnders gjatë kësaj verë.

Holandezi është objektiv i Manchester Cityt. ‘Qytetarët’ janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 55 milionë euro, edhe pse drejtuesit e Milanit kanë refuzuar të hyjnë në negociata me City-n, por presioni për lojtarin po rritet.

“Jam shumë i lumtur me rrugëtimin e tij. Tre-katër vite më parë ai luante me djalin tim dhe kur Arne Slot e dërgoi në ekipin e dytë të Feyenoord, Reijnders u zemërua shumë”, ka thënë Gullit.

“Tani ai ka bërë një ngritje shumë të shpejtë. Është një lojtar i fortë, që di të shënojë. Do të jetë një humbje e jashtëzakonshme për Milanin nëse largohet. Ai është një lojtar që dëshiron të fitojë, nuk kënaqet me qëndrimin në një klub që nuk fiton”, ka pohuar Gullit.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Milan po përjeton një sezon nën pritshmëritë.

“Është për të ardhur keq që Milani ka rënë kaq shumë në renditje. Shpresoj të gjejnë një formulë për t’u rikthyer në majë, sepse kur shikon ekipin, nuk mund të thuash se është i dobët. Lojtarët nuk janë të këqij, por nuk e di çfarë po ndodh”, ka theksuar legjenda holandeze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot