Milani njoftoi gjatë ditës së sotme (e hënë) për emërimin e Igli Tares si drejtorin e tyre të ri sportiv.
Për shumë muaj ‘Rossonerët’ kishin qenë në diskutime të shumta me emra të ndryshëm për këtë rol para se të vendosin përfundimisht për ish-sulmuesin shqiptar.
Për emërimin e Tares mendimin e tij e ka dhënë edhe ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
Ai e ka vlerësuar emërimin e Tares si një zgjidhje të mirë, por ka thënë se ai do të ketë një punë të vështirë duke marrë parasysh situatën e krijuar brenda klubit.
“Tare është një zgjidhje e mirë. Ka pasur bisedime për ta rritur identitetin italian brenda dhe jashtë fushës”.
“Igli ka lindur në Shqipëri, por në aspektin e futbollit ai është një prej nesh. Natyrisht, ai po mbërrin paksa vonë dhe menjëherë e gjen një patate të nxehtë në duart e tij”.
“Unë po flas për kërkimet për një trajner të ri. A kanë nevojë Rossonerët për një trajner i cili dhuron garanci? Natyrisht që po”.
“Por edhe nëse Conte nuk është në dispozicion dhe ju i lini të tjerët të ju mposhtin në garën për Allegrin, unë me të vërtetë nuk e shoh dikë tjetër në horizont”, ka thënë Capello.