PSG është një hap larg që të shkruajë historisë

- Bota Sot

PSG është një hap larg që të shkruajë historisë

PSG është një hap larg shkrimit të historisë, pasi synon të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve. G

jithçka do të varet nga rezultati i finales kundër Interit, këtë të shtunë, më 31 maj në Munih.

“Ajo që më motivon më shumë është të bëj historinë me PSG, gjë për të cilën kam ardhur këtu: Të fitoj për herë të parë Ligën e Kampionëve. E para është gjithmonë më e vështira, është si Botërori i parë për Spanjën.

Dikush duhet të udhëheqë rrugën dhe të thotë, ‘Ne mund ta bëjmë këtë!’. Nëse e bëjmë ne, mund ta bëjnë edhe brezat e ardhshëm”, shtoi Enrique.

Ai u fokusua në dy vitet e kaluara në PSG

“Ndryshimi dhe evolucioni i ekipit janë evident.

Objektivi ynë ishte të krijonim gradualisht diçka ndryshe, e cila mund të tërhiqte lojtarët në Paris. Ne duhej të bënim blerjet e duhura.

Ne besuam në profilin e lojtarëve që kërkonim, si Uillian Paço, Zhoao Neves dhe Desire Doue. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin.

Të gjithë më dhanë besim të plotë kur mbërrita dhe nuk u ndjeva kurrë nën presion. Vitin e kaluar ishim afër finales”, tha spanjolli.

“Fituam kampionatin, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës, që është e mrekullueshme, por Liga e Kampionëve ka qenë prioriteti i klubit për një kohë të gjatë. Unë nuk jam dikush që planifikon të fitojë tituj në tre ose katër vjet”, tha Luis Enrque.



Lexoni të gjitha në Bota Sot