Ardit Deliu me shumë gjasa do të jetë një nga të larguarit nga Vllaznia.
Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe mes palëve duket e vështirë për të rinovuar.
Kjo pasi 27-vjeçari nuk ka bindur shumë drejtuesit me paraqitjet e tij në këtë sezon.
Por jo vetëm kaq, pasi mësohet se nuk është as në preferencat e Edi Martinit.
Në këto kushte duket shumë e vështirë një vazhdimësi në Shkodër, me ish-in e Tiranës që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e verës. Aventura e tij te kuqeblutë ka zgjatur vetëm 1 vit, pasi në verën e 2024 u bë pjesë e shkodranëve, ku kaloi nga Tirana në Shkodër.