Zbulohen detaje të reja në kontratën e Yamal me Barcelonën

- Bota Sot

Zbulohen detaje të reja në kontratën e Yamal me Barcelonën

Sipas mediave spanjolle, Lamine Yamal ka arritur një marrëveshje të re me FC Barcelonën për të vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2031. Kjo kontratë e re do të hyjë në fuqi më 13 korrik 2025, kur Yamal të mbushë 18 vjeç. Marrëveshja është arritur pas negociatave mes klubit dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes .

Kontrata e re e Yamal , sipas ‘Diario’ përfshin një bonus të veçantë në rast se lojtari ai fiton Topin e Artë, duke reflektuar besimin e klubit në potencialin e tij të jashtëzakonshëm. Për më tepër, ai pritet të bëhet një nga lojtarët më të paguar në skuadër, në të njëjtin nivel me yje si Robert Leëandoëski dhe Frenkie de Jong, përcjellë KosovaPress.

Gjatë sezonit të fundit, Yamal ka treguar performanca të jashtëzakonshme, duke shënuar 18 gola dhe dhënë 25 asistime, çka e ka bërë një figurë kyçe në suksesin e Barcelonës. Presidenti i klubit, Joan Laporta, e ka cilësuar këtë rinovim si një "trajtimi special", duke theksuar rëndësinë e Yamal për të ardhmen e klubit .

Zyrtarizimi i kontratës pritet të ndodhë në ditët në vijim, duke përforcuar angazhimin e Barcelonës për të ndërtuar të ardhmen e saj rreth këtij talenti të jashtëzakonshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot