Nënkampionët e Kosovës mbeten pa drejtor sportiv

- Bota Sot

Nënkampionët e Kosovës mbeten pa drejtor sportiv

Klubi i Ballkanit ka mbetur pa drejtor sportiv. Omer Bunjaku nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Suhareka, teksa është vetë klubi i Superligës së Kosovës që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit.

Ballkani njofton se bashkëpunimi është mbyllur me marrëveshje dhe me mirëkuptim. Kontrata e Bunjakut me nënkampionët e Kosovës përfundoi dhe nuk kishte bisedime për rinovim.

"Faleminderit, Omer Bunjaku

Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin.

E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!", njofton KF Ballkani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot