Omeragiqit vonë i doli gjumi, ku ishe më herët?

- Bota Sot

Omeragiqit vonë i doli gjumi, ku ishe më herët?

Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragiqi në takimin me gazetarë, ka deklaruar se “KF Bashkimi është i pafajshëm”!

Ku ishe ore zotëri që nuk u deklarove më herët se Bashkimi është i pafajshëm!

Bashkimi megjithatë i kushtoi shtrenjtë sepse nuk iu regjistruan 3 pikët e fituara me Kozhuvin dhe mbetet në vend të tretë të Ligës së Dytë!

Tani është luajtur ndeshja e barazhit dhe Bashkimi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Besës e u rikthye në elitë pas 16 viteve!

“Kjo ndeshje është trajtuar sipas rregullave të FFM-së. Dënimet janë dhënë sipas rregullores, e cila është në fuqi prej 4-5 vitesh.

Këto dënime janë bazuar në deklarata dhe dëshmi. Nuk do të dënohet askush që nuk ka prova se është fajtor.

Trajneri dhe drejtori i Kozhuvit janë dënuar sepse kanë thënë se duhet humbur ajo ndeshje.

Pse Bashkimi nuk është dënuar? Sepse askush nuk e ka përmendur në deklarata, që do të thotë se nuk do të dënohet.

I gjithë rasti është përpunuar nga MPB dhe Prokuroria në Gjevgjeli. Megjithatë, ky rast është larg përfundimit,” ka thënë presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, duke shtuar se “Ka raste që në vende të tjera raste të tilla kanë zgjatur edhe me vite.

Përndryshe, UEFA menjëherë ka dërguar një e-mail që në orën 08:00 të mëngjesit me kërkesë për informacione se çfarë po ndodh dhe çfarë planifikon të ndërmarrë FFM".



Lexoni të gjitha në Bota Sot