Mungon vetëm zyrtarizimi

- Bota Sot

Mungon vetëm zyrtarizimi

Kevin De Bruyne është shumë pranë nisjes së një aventure të re në Serinë A, duke mbyllur kështu një kapitull të lavdishëm me Manchester City.

Mesfushori belg ka arritur një marrëveshje me klubin italian Napoli, duke pranuar një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon.

Pas disa ditësh pushimi me familjen, 33-vjeçari pritet të zbarkojë në Napoli në fillim të muajit qershor.

Sipas burimeve pranë klubit, De Bruyne do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore më 2 qershor, ndërsa më pas do të formalizohet gjithçka me firmën në kontratë.

Transferimi i belgut te Napoli konsiderohet i mbyllur, me vetëm disa detaje të vogla teknike që kanë mbetur për t’u zgjidhur,  të cilat nuk përbëjnë asnjë pengesë për finalizimin e marrëveshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot