“Mos i kërkoni të luajë si Messi ose Zidane”, Platini zbulon natyrën e vërtetë të Mbappes

- Bota Sot

“Mos i kërkoni të luajë si Messi ose Zidane”, Platini zbulon natyrën e vërtetë të Mbappes

Michel Platini, xhelati i Spanjës në finalen e Euro 1984, e ka vlerësuar performancën e Kylian Mbappe në sezonin e tij të parë te Real Madridi.

Legjenda franceze, tri herë fitues i Topit të Artë ka zgjedhur fjalët më të mira për bashkëkombësin e tij, Mbappe, i cili sipas tij është një golashënues i lindur dhe duke vlerësuar për atributet që ka.

“Mbappe është një djalë fenomenal. Ai ka shënuar 42 gola në Spanjë. Ai fitoi Këpucën e Artë, është golashënuesi më i mirë në Evropë. Kjo do të thotë se ka luajtur mirë”, ka thënë fillimisht Platini në një konferencë për shtyp në Itali, të transmetuar nga RMC Sports.

Platini pranon se “Mbappe po luan për një ekip që nuk ka pasur një vit të shkëlqyer” dhe theksoi se “edhe Real Madridi po plaket” .

“Mbappe është një fenomen. Ai është një sulmues që shënon gola. Mos i kërkoni të luajë si Messi, Modric, Platini ose Zidane. Ai është një sulmues. Një qendërsulmues”.

“Nuk e kuptoj çfarë mendojnë trajnerët e rinj për këtë. Mbappe është një sulmues që shënon gola. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Pra, duhet të dish një gjë: ose ndërton një ekip për të, ose ndërton një ekip që ai të luajë mirë… Kjo është e gjithë vështirësia”, ishte mesazhi i qartë që Platini i dërgoi Xabi Alonsos.

RMC Sports theksoi se “sfida e madhe për Xabi Alonson, trajnerin e ri të Real Madridit, është të ndërtojë një ekip të ekuilibruar kolektivisht që nuk i mbingarkon cilësitë individuale të jashtëzakonshme të lojtarëve të tij yje, duke filluar me Kylian Mbappe”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot