40 mijë tifozë në Mynih për finalen e Champion League

- Bota Sot

40 mijë tifozë në Mynih për finalen e Champion League

Do të jenë rreth 40 mijë tifozë të Inter në Mynih ditën e shtunë për të mbështetur skuadrën dhe për të parë finalen e Champions League ndaj PSG.

Një numër më i madh se ai prej 18 mijë biletash që klubi zikaltër ka në dispozicion.

Secila nga dy skuadrat finaliste ka numër të njëjtë biletash të vëna në dispozicion nga UEFA.

Por, mësohet se tifozët e Inter kanë siguruar rreth 35-30 mijë bileta, duke qenë në numër më të madh në stadium krahasuar me rivalët e PSG.

Natyrisht që në një stadium ku janë rreth 65 mijë tifozë pjesa tjetër e atyre që do të “pushtojnë” Mynihun do të qëndrojnë jashtë tij, duke e parë ndeshjen në sheshe, “fun zone” apo lokale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot