Igli Tare ka “përveshur mëngët” për të gjetur trajnerin e ri të Milanit.
Objektivi numër një mbetet gjithmonë Vinçenco Italiano. Drejtori sportiv ka pasur kontakt me të, duke i paraqitur një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon.
Nga ana e Bolonjës, ende nuk ka marrëveshje për rinovimin, si për sa i përket kohëzgjatjes ashtu edhe shifrave.
Oferta nuk e kënaq Italianon dhe Milani shpreson ta bindë atë pasi prioriteti i trajnerit ishte zgjatja e kontratës së tij me kuqezinjtë, e cila megjithatë nuk ka mbërritur ende.
Rruga tjetër që Milani po ndjek për trajnerin e ardhshëm është ajo që të çon te Masimiliano Alegri. Kontaktet janë me trajnerin, por ka konkurrencë pasi Napoli ndërhyri i pari. Tiago Mota gjithashtu mbetet në prapavijë si një alternativë.