Arbeloa zëvëndëson Raulin

- Bota Sot

Arbeloa zëvëndëson Raulin

Real Madrid Castilla ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të legjendës, Raul Gonzalez.

Dhe ata emëruan në vend të tij një legjendë tjetër të klubit, Alvaro Arbeloan.

E gjithë karriera e tij si trajner është kaluar në ekipet e të rinjve të Real Madridit që nga viti 2020. Ai udhëhoqi ekipin U14 A në sezonin 2020-2021, duke fituar titullin e ligës, ekipin U16 A në sezonin 2021-2022 dhe ekipin U19 A nga viti 2022 deri në vitin 2025.

Si trajner i U19-s, ai arriti tripletën në sezonin 2022-2023: Ligën, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Kampionëve.

Ata gjithashtu e kanë fituar ligën këtë sezon dhe aktualisht po garojnë në katërshen finale të Kupës së Kampionëve.

Kujtojmë se Arbeloa, po ashtu ka qenë edhe lojtar i Realit, ku luajti në 238 ndeshje midis viteve 2009 dhe 2016.

Gjatë këtyre shtatë sezoneve, filloi një nga periudhat më të suksesshme në historinë tonë. Ai fitoi 2 Kupa Evropiane, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 1 La Liga, 2 tituj të Kupës së Mbretit dhe 1 Superkupë Spanjolle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot